Karlo Ançeloti e kishte parashikuar. As nuk bëhej fjalë të arrihej një fitore e madhe në derbin e Madridit në Champions, dhe kështu ndodhi.
Reali fitoi 2-1 ndaj Atletikos në “Santiago Bernabeu”, duke e merituar suksesin, edhe pse bardhekuqtë ishin gjithmonë aty në sfidën e të tetave të finaleve.
Tre gola mjaft të bukur vendosën fatin e ndeshjes, ashtu si edhe përballja taktike e dy skuadrave shumë të përgatitura dhe me shumë talent.
Rodrigo kaloi të bardhët në epërsi në 4’, por magjia e Hulian Alvarezit krijoi barazimin në 32’.
Pas pushimit, Reali shfrytëzoi talentin e madh që ka dhe Brahim Diaz siguroi fitoren 10 minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Kampionët e Europës në fuqi patën epërsi të paktën në gjuajtje, 13-6 në total dhe 7-2 në kuadrat, e duket se ky kompeticion I bën vërtet të frikshëm.
Në histori, madrilenët kanë qenë mjaft të suksesshëm në Champions pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, edhe kur kjo ka ndodhur në shtëpi, edhe jashtë saj.
Në 8 raste kur kanë fituar 2-1 në “Bernabeu”, ata ia kanë dalë të kualifikohen plot 6 herë, madje kjo I ka ndodhur edhe Atletikos në 1958-1959.
Trajneri I “merengesve”, Ançeloti, deklaroi se Reali krijoi shumë raste, se luajti mjaft mirë edhe pse pa bërë presion të fuqishëm, dhe se nuk është I pakënaqur nga rezultati.
Në fund të fundit, një duel I tillë sipas tij është gjithmonë në barazpeshë.
Kolegu dhe rivali I tij, Diego Pablo Simeone pohoi se rezultati nuk ishte I mirë, pasi Atletiko luajti për ta fituar ose barazuar ndeshjen.
Të përditshmet sportive të Madridit ishin në një mendje në titullin kryesor.
“Marka” dhe “AS” theksuan se diferencën në derbi e bëri Brahim Diaz, më i miri lojtar në fushë.
Gjenialiteti I tij, sipas gazetave, i dha një epërsi të vogël Realit.
Përballja e dytë në “Uanda Metropolitano” luhet të mërkurën e ardhshme të 12 marsit, dhe gjithçka mbetet e hapur./abcnews.al