Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real mbetet në garë/ Velverde shënon në shtesë, madrilenët mundën 1-0 Bilbao

schedule12:39 - 21 Prill, 2025

schedule 12:39 - 21 Prill, 2025

Një gol në limitet e shtesës i jep fitoren Real Madrid dhe e mban atë në garën për titullin kampion në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti mundi 1-0 Atletik Bilbao, duke iu përgjigjur nga distanca kryesuesëve dhe rivalëve të përjetshëm të Barcelonës.

Por deri te festa, tifozët madrilenë duhet të prisnin gjatë.

Në “Santiago Bernabeu”, të zotët e shtëpisë dominuan në të gjithë aspektet.

Kontrolluan topin 74%, zhvilluan 22 aksione për gol, por goditën vetëm 7 herë në pasqyrën e portës.

Fati u duk se u kthye te Real në minutën e 79-të.

Vinicius Junior ndali topin në rrjetë, por festa e brazilianit dhe popullit “los blancos” u prish nga sistemi VAR, që sinjalizoi një pozicion jashtë loje.

Rezultati mbeti I pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, por shtesa I kishte rezervuar një mbyllje dramatike ndeshjes.

Në minutën e 93-të, Federiko Valverdse nxorri nga repertori i tij një goditje fituese që i dha triumfin Real Madrid.

Me këtë fitore, të besuarit e Ancelotit mbajnë gjallë shpresat për titullin kampion, duke kthyer sërish diferencën prej katër pikësh me Barcelonën e vendit të parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!