Real Madrid nuk ka zhgënjyer në transfertë duke fituar 1-2 përballë Real Sociedad. Ishte Sergio Ramos ai që zhbllokoi takimin në minutën e 50 të takimit me anë të një penalltie.
Në minutën e 70 Karim Benzema shënoi golin e dytë për madrilenët duke i dhënë qetësinë ekipit të tij.
Merino Merino ka arritur të shënojë në minutën e 83’ për të ngushtuar kështu epërsinë e Real Madridit.
Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Adnan Januzaj me një gol, por që për fat të keq iu anulua.
Me këtë fitore Real Madrid barazon Barcelonën me 65 pikë, duke i rrëmbyer kreun e renditjes.
NDESHJA TJETËR – Valencia ka marrë një fitore me shumë vlera kundër Osasuna. Kjo përballje përfundoi me rezultatin e pastër 2-0 dhe Villareali i vendit të shtatë – zona euro – ka vetëm një pikë më shumë. Guedes ishte protagonist i një goli shumë të bukur në sfidën me Osasuna.
Portugezi shmangu pesë lojtarët kundërshtarë, derisa e dërgoi topin në rrjetë. Goli i tij ka bërë xhiron e internetit, ndërkohë që për ta mbyllur ndeshjen mendoi Rodrigo, i cili realizoi edhe golin e dytë për Valencian. /abcnews.al