Sipas informacioneve të Todofichajes, Real Madrid është duke finalizuar rinovimin e Karim Benzemas. Reprezentuesi francez është bërë që nga largimi i Cristiano Ronaldos lideri i vërtetë i skuadrës dhe në moshën 34-vjeçare ai ka ende shumë për të dhënë.
Fillimisht ishte përfolur se bardhezinjtë e kishin ofruar deri në vitin 2024, por më në fund duket se lojtari ia ka arritur qëllimit për të rinovuar qëndrimin edhe për një sezon.
Në këtë mënyrë, Benzema do të sigurojë që të vazhdojë të mbajë veshur fanellen e bardhe të paktën deri sa të mbushë 36 vjeç dhe kërcënon të mbetet një lojtar kyç në skemat e Carlo Ancelottit .
Marrëveshjes i mungojnë vetëm disa detaje dhe ideja është që të zyrtarizohet para Kupës së Botës në Katar./abcnews.al