Real Madridi i ka komunikuar tashmë Iscos se ai është i lirë të negociojë me skuadrat e tjera dhe kjo për shkak se klubi nuk do të pengojë daljen e tij në merkaton e dimrit. Andaluziani ka edhe 6 muaj në kontratën e tij dhe bardhezinjtë janë të gatshëm t’i falin në këmbim të kursimit të pjesës së mbetur të pagës.
Arsenali është në “pole-position” për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Málaga. Milani ishte një tjetër nga skuadrat që ishte pas lojtarit, por tërheqja e tij në minutën e fundit i ka hapur rrugën londinezëve.
Pavarësisht dyshimeve që ofron gjendja e formës së Iscos, Mikel Arteta vazhdon të jetë mbështetësi i madh i nënshkrimit të tij dhe kjo sepse shpreson të rikuperojë nivelin e tij më të mirë për të mirën e skuadrës. Isco do t’i kishte dhënë tashmë OK agjentit të tij për mbylljen e operacionit dhe do të duhej vetëm të specifikoheshin kushtet e marrëveshjes së re.
Në parim gjithçka tregon për një kontratë të fokusuar në objektiva, por mbetet për t’u parë qëndrueshmëria dhe shumat absolute për t’u marrë.
Në çdo rast, nëse konfirmohet, do të ishte një lëvizje e shkëlqyer nga Arsenali që do të shihte një nga objektivat e tij të përmbushur me koston 0. /abcnews.al