Hakan Calhanoglu ende nuk ka gjetur një marrëveshje me Milanin për të nënshkruar kontratën e re. Mesfushori i kuqezinjve nga 1 korriku del lojtar i lirë.
Klubi italian i ka ofruar 4 milion euro në sezon, ndërsa turku kërkon të paktën 5 milion euro. Momentalisht gjithçka ka mbetur pezull dhe për Calhanoglu interesohen disa klube.
Në Spanjë raportojnë se për mesfushorin interesohet edhe Real Madrid. Kampionët e Spanjës i tundon ideja për ta marrë fantazistin me parametra zero, por konkurrenca është e madhe. /abcnews.al