Real Madrid “pushton” tregun, në rradhën e transfertave është Gvardiol

schedule12:52 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 12:52 - 18 Dhjetor, 2022

Në këtë prag merkatoje dimri, duket se Real Madrid është i pandalshëm. Pas nënshkrimit me sulmesin brazilian 16-vjeçar, Endrick, tashmë rradhën e ka reparti i mbrojtjes.

Emri i fundit i përfolur për mbrojtjen e “galaktikëve” është pikërisht një nga lojtarët që ka impresionuar më shumë, në këtë Kupë Bote, 20-vjeçari kroat, Josko Gvardiol.

Në garë për 20-vjeçarin e RB Leipzig është dhe Chelsea, por gjermanët kërkojn 90 milionë euro për kartonin e kroatit, por për të mundur kokurrencën e “londinezëve”, madrilenët po mendojnë të ofrojën plot 100 milionë euro.

Vendimin e fundit do ta marrë vetë Gvardiol, i cili do të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!