Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Real Madrid nuk heq dorë nga Pogba, ofertë super për Manchester United

schedule17:19 - 29 Nëntor, 2019

schedule 17:19 - 29 Nëntor, 2019

Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United është një ndër të preferuarit e trajneri Zidane dhe “Los Blancos” kanë përgatitur ofertën e radhës për homologët anglezë.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë 180 milionë euro për shërbimet e mesfushorit 26-vjeçar, teksa The Mirror zbulon ofertën e Real Madrid. Florentino Perez është gati të ofrojë 80 milionë euro + kartonët e James Rodriguez dhe Mariano Diaz.

Zidane e do patriotin e tij në skuadër për fazën e dytë të këtij sezoni dhe Real Madrid po tenton të arrijë akordin me Manchester United. Vetë lojtari s’e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll, por fjalën e fundit në lidhje me këtë transferim e thotë Manchester United. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!