Real Madridi nuk ka hequr dorë nga Kylian Mbappe.
Klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm ta transferojë yllin francez që nuk ka vazhduar ende kontratën me PSG-në.
Mbappe mund të largohet nga parisienët si futbollist i lirë në qershor të vitit të ardhshëm pasi i skadon kontrata.
Klubi francez ka tentuar ta bindë Mbappen të vazhdojë qëndrimin por ende nuk ka arritur marrëveshje.
Madrilenët do të tentojnë të shfrytëzojnë situatën e krijuar për ta bindur Mbappen të transferohet në Spanjë.