Real Madrid vazhdon të punojë me plane afatgjatë. Tashmë drejtuesit e klubit spanjoll janë të përqendruar tek rinovimet, ku i radhës pritet të jetë ai me Raphael Varane.
Mbrojtësi francez është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të ekipit madrilen. Sipas gazetarit të njohur italian, Nicolo Schira, palët janë shumë pranë rinovimit të kontratës. Varane pritet të firmosë kontratën e re, e cila do të mbarojë në vitin 2025.
Gjithsesi bisedimet vazhdojnë dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim. 26-vjeçari është në sezonin e tij të nëntë në Madrid dhe së bashku me Ramos kanë formuar një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes. /abcnews.al
#RealMadrid are working to extend Raphael #Varane‘s contract until 2025. Talks ongoing. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) March 6, 2020