Real Madridi është gati t’i bashkohet garës për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.
Kapiteni i Anglisë nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me Spurs, që skadon në verën e vitit 2024, duke nxitur spekulimet se ai mund të largohet verën e ardhshme.
Bayern Munich ka shfaqur më parë interes për Kane, por tani, sipas Todofichajes, Real Madridi e ka vënë syrin te sulmuesi 29-vjeçar. Los Blancos e shohin yllin e Premierligës si zëvendësues për Karim Benzema, i cili mbushi 35 vjeç në dhjetor. Kostoja e transferimit, sipas burimit, mund të jetë rreth 100 milionë euro.
Harry Kane ka shënuar 15 gola në 18 ndeshje në Premier League këtë sezon. Portali Transfermarkt e vlerëson atë në 90 milionë euro. /G.D abcnews.al/