Prej 6 sezonesh, kapiteni i Kombëtares skoceze, Andreë Robertson po shkëlqen me fanellën e Liverpool, teksa deri më tani ka arritur të fitojë pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm me “të kuqtë” e Jurgen Klopp.
Performancat e tij fantastike, si dhe aftësia për të sulmuar e mbrojtur njëkohësisht e kanë vënë 29-vjeçarin në “lupën” e “galaktikëve” të Real Madrid, të cilët po “vuajnë” për një mbrojtës të krahut të majtë, që prej largimit të Marcelo nga “Santiago Bernabeu”, shtuar këtu dhe dështimin total këtë sezon, përveç triumfit në Superkupën e Evropës përballë Frankfurt dhe fitores në Kupën e Mbretit përballë Osasuna.
Sipas raportimeve të mediave britanike “ylli” i mbrojtjes së Liverpool është ndër objektivat kryesorë të “mbretërve” të Madridit, me këta të fundit që pritet të shpenzojnë një shifër stratosferike parash për të mbajtur “gjallë” garën me rivalët e tyre historikë të Barcelona.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga klubet apo nga rrethi i ngushtë i lojtarë, kështu që e vetmja gjë që ngelet është të presim se çfarë do të ndodhë në këtë merkato vere, e cila mund të shohë shumë emra të mëdhenj në “lëvizje”. /i.m /abcnews.al