Padyshim një nga sensacionet e këtij sezoni në Kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga është dhe talenti 20-vjeçar i mesfushës së Celta Vigo, Gabriel Veiga, i njohur ndryshe si Gabri, i cili ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon, teksa ka arritur të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës dhe të dhurojë 8 asistime, pa llogaritur numrin e madh të aksioneve që ka idejuar.
Këto performanca e kanë vënë spanjollin, në mes të arenës së merkatos, me Arsenal, Manchester United dhe Neëcaslte, që po e bajnë nën “vëzhgim” talentin. Mirëpo, në tashmë skenë, për Gabrin janë futur dhe “galaktikët” e Real Madrid, me mesfushorin që pritet të jetë një transferim i mundshëm i “mbretërve”, në rast se dështon afrimi i Jude Bellingham.
Deri më tani Celta Vigo nuk ka vendosur një çmim zyrtar për 20-vjeçarin, por sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, shifra nuk do të jetë më e vogël se klauzola që Gabri ka me klubin, klauzolë që kap shifrën e 40 milionëve euro. /i.m /abcnews.al
There’s €40m release clause included in the contract of Spanish young star Gabri Veiga. Celta want to keep him — no plan to let him leave for less than the clause ⭐️?? #LaLiga
Midfielder born in 2002, Gabri Veiga has 8 goals and 3 assists in Liga — top clubs are tracking him. pic.twitter.com/SGv3nhwdHy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 2, 2023