Real Madrid është gati të përfundojë transferimin e Kylian Mbappe, raporton ESPN. Klubi madrilen e kupton se për nënshkrimin e francezit do të duhet të shpenzohen më shumë se 200 milionë euro.
Reali synon t’i ofrojë Mbappes kontratë deri në vitin 2029. Një term i tillë është propozuar në mënyrë që Kylian të ketë barazi me dy lojtarë të tjerë që përfaqësojnë të ardhmen e klubit, Jude Bellingham dhe Vinicius. Kontratat e tyre janë gjithashtu deri në vitin 2029.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e kërkojnë të mbyllin çështjen para fillimit të sezonit të ardhshëm të kampionatit spanjoll, i cili do të nisë në më pak se dy javë. Në turin e parë, Reali do të luajë ndaj Atletico Bilbao.
Javën e kaluar u raportua se PSG e vlerëson Mbappen në minimumi 250 milionë euro, por kjo nuk është e vërtetë. Kampionët francezë janë gati të negociojnë shitjen e yllit të tyre kryesor për më pak. /G.D abcnews.al/

