Real Madrid bojkoton ceremoninë e Topit të Artë, Rodri gjithnjë e më afër titullit

schedule15:49 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:49 - 28 Tetor, 2024

Topi i Artë është gati të marrë rrugën drejt Mançesterit.

Konfirmimi se Rodri është gati të përfshijë emrin e tij në listën e më të famshmeve erdhi nga përfaqësuesit e Real Madridit të cilët kishin vendosur të braktisnin ceremoninë e planifikuar në Paris mbrëmjen e së hënës së 28 tetorit.

Edhe pse emrat e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë ndër më të preferuarit, Merengues nuk kanë planifikuar asnjë udhëtim në kryeqytetin francez.

Për herë të parë në dy dekadat e fundit, jashtë finalistëve janë Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo. Ky detaj, shtuar edhe vendimit të organizatorëve të “France Football” për të mos njoftuar fituesin pëpara kohe, ka bërë që suspanca të zgjatet deri në dhënien e çmimit.

Në ceremoninë e Parisit do të zbulohen edhe trofetë e tjerë të rëndësishëm individual të futbollit.

Karlo Ançeloti shihet si favorit në garën për “Trajnerin më të Mirë”, ndërsa nuk ka dyshime në lidhje me trofeun “Copa” për lojtarin e ri më të mirë. Ai do të shkojë për Lamin Yamal, talentin spanjoll të Barcelonës.

Po ashtu, favorite kryesore për “Topin e Artë” në futbollin për femra është Aitana Bonmati, futbolliste e Barcelonës dhe kampione bote me kombëtaren e Spanjës, e cila do të merrte trofeun për herë të dytë radhazi.