Real Madrid bën gati “planet” për forcimin e sulmit, Joselu pranë nënshkrimit me “galaktikët”

schedule14:04 - 30 Maj, 2023

schedule 14:04 - 30 Maj, 2023

Pas nënshkrimit thujase të zyrtarizuar me talentin e mesfushës, Jude Bellingham, duket se “galaktikët” e Real Madrid nuk do të kenë të ndalur në këtë merkato vere, teksa reparti i radhës që pritet të forcohet nga bordi i “los blancos” është ai ofensiz.

Sipas raportimeve, të prestigjiozes spanjolle “Marca”, klubi madrilen është pranë nënshkrimit të “bomberit”, 33-vjeçar të Espanyol, Joselu, me “galaktikët” që dëshorijnë të afrojnë spanjollin në “Santiago Bernabeu”, në formë huazimi për 1 vit në sezonin e ardhshëm.

Përveç Joselu, klubi pritet të afrojë gjithashtu dhe 2 lojtarë të tjerë në vijën e frontit, me Eden Hazard e Marco Asensio që duket të jenë larg Real Madrid sezonin e ardhshëm, pas përfundimit të kontratave më 30 qershor.

Ndërkaq, kujtjomë se ky sezon ka qenë fantastik për Joselu, me “veteranin” që ka arritur të regjistrojë plot 16 gola e 2 asistime në 34 paraqitjet e zhvilluara deri më tani në La Liga. “Bomberi” i Espanyol debutoi këtë sezon për herë të parë dhe për Kombëtaren spanjolle në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024, ndaj Norvegjisë, ku në 2 minutat e fundit arriti të shënojë dhe një dopietë për të “vulosur” shifrat 3 me 0, në ndeshjen e tij të parë për “la furia roja”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!