Arda Guler ka fituar trofeun e tij të parë me Real Madridin, teksa madrilenët mposhtën Barcelonën me rezultat të thellë 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Mesfushori turk mbeti në stolin rezervë gjatë tërë ndeshjes, pasi Carlo Ancelotti vendosi që të mos e aktivizojë atë.
Deri më tani 18-vjeçari është paraqitur në dy ndeshje për Los Blancos. Debutimi i tij erdhi ndaj Arandinas në Kupën e Mbretit si dhe më pas ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Superkupës, ku u paraqit për tetë minuta lojë.
Edhe pse mjaft i ri në moshë, Ancelotti ka insistuar se Guler është tashmë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e tij.