Real Madrid vuan, por në fund feston në premierën e tij në sezonin e ri të La Liga.
Një gol në limitet e kohës së rregullt nderoi Jose Mourinho në ndeshjen e parë pas rikthimit në pankinën e “los blancos”, që mundën në transfertë 2-1 Espanyol.
Goli i parë i madrilenëve në kampionatin spanjoll mbanë firmën e Jude Bellingham.
Mesfushori anglez ndali topin në rrjetë në minutën e nëntë për epërsinë e skuadrës së tij, duke dhënë përshtypjen për një fitore të lehtë për Real.
Por këto pritshmëri nisën të zbehen shpejt, ndërsa në minutën e 30-të, Espanyol brazoi shifrat me Calatrava.
Kaq për pjesën e parë, ndërsa ndërsa rezultati qëndroi i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt.
Mourinho aktivizoi të gjithë blerjet e merkatos së verës, si Bernardo Silva, Dumfries, Cucurella dhe Espi.
Ishte pikërisht ky I fundit, që në minutën e 90-të shpëtoi debutimin e Real në La Liga dhe atë të Mourinho në pankinë.
Pavarësisht mënyrën se si u gatua, fitorja është gjëja më e rëndësishme dhe “los blancos” e nisin në mënyrën më të mirë misionin për t’i rrëmbyer titullin kampion rivalëve të përjetshëm të Barcelona.


