Mund të thuhet se janë mes pretendentëve për fitimin e titullit kampion.
Atalanta, Fiorentina e Lazio kanë vijuar ecurinë e tyre pozitive në elitën e futbollit, duke arritur fitore të mëdha në Serie A, fitore të cilat i vendosin në “grupin” e krysuesve të një prej kampionateve më spektakolar në planet.
Në krahun tjetër, fitore spektakolare arritën edhe “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët fituan me rezultatin e thellë 4-0
Mbi këto tema u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC Neës, ku të ftuar ishin trajnerët Ermal Tahiri dhe Ardjan Mema, legjenda “kuqezi” Sokol Kushta dhe gazetari, Nertan Prifti.
Mbi fitoren e “Galaktikëve” foli ish-“ylli” i Flamurtarit, Sokol Kushta, i cili përveç se bëri një përshkrim të shkurtër së gjendje së Real Madrid tregoi më shumë edhe për vitin e tij më të mirë sportiv, kur arriti në “Top 30” të “Topit të Artë”.
Në krahun tjetër, për italianët disa fjalë i tha edhe tekniku Ermal Tahiri, i cili vlerësoi punën e skuadrave si Fiorentina, Lazio e Atalanta.
Sokol Kushta: Real Madrid para 6 muajsh u shpall kampion evrope. Po ja cfarë ndodhi, erdhën disa goditje ka disa lojtarë të dëmtuar, është edhe punë fati, punë psikologjike, lojtarët nuk janë robotë, megjithatë skuadrat e mëdha do të kthehen në vendin e tyre. Si ata, si Barcelona janë ekipe elitare, Real Madrid nuk pranon as vendin e dytë.
Arritjen ne top 30 në “Topin e Artë” e mbaj si gjënë më të shenjtë në karrierën sportive. Ai ishte një vit ideal pasi atë vit vija nga Partizani. Ata specilistat që shikojnë nuk të japin kot pikët. Sezonin e vitit 1988 unë e quaj edhe fat, por nga vendi që vinim ne është dopio fat, pasi të vish nga Shqipëria një vend i vogël edhe të marrësh vota kundër lojtarëve si Hagi është diçka e madhe.
Ata shikojnë periudhën 1-vjeçare, nëntor-nëntor , prandaj shumë lojtarë zakonisht zhgënjehen.
Dikur me ka kërkuar Barcelona, nuk kam pse mos ta them, por nuk pasi bënë kërkesën në amabasadën tonë në Austri nuk më lejuan.
Ermal Tahiri: Nuk janë surpriza, Fiorentina Atalanta kanë vazhdimësi dhe duke qenë se kanë të njëjtin trajner për shumë vite dhe kanë një sistem zinxhir.
Lazio ka shumë ndeshje pa humbje ka lojtarë shumë cilësore brenda në organikë, trajneri ka bërë një grup shumë solid dhe vazhdimësia tregohet si në Evropë me 4 fitore nga 4 ndeshje, ashtu edhe në kampionat.
Sa i përket Milan që barazoi ndaj Cagliari, gjithmone ka patur Milan probleme me ecurinë, si të gjithë, megjithatë ata sërish mbeten sërish pretendent për të qenë. /i.m /abcnews.al