Nuk ishte fiks skuadra që përfundoi sezonin. Reali pati ndryshime në formacion në duelin e parë të Botërorit të Klubeve në Amerikë, dhe trajneri Shabi Alonso si dhe mediat në Spanjë kuptuan se do të duhet kohë për të krijuar një skuadër të vërtetë.
Barazimi 1-1 në të nxehtin e stadiumit “Hard Rok” të Majemit ndaj ekipit saudit, Al Hilal, ishte gjithçka që mundi të merrte skuadra më e madhe e futbollit në historinë botërore, ndërsa në fushë ishin blerjet e reja Aleksandër-Arnold e Hujsen në mbrojtje, si dhe talenti ri I I Akademisë madrilene, Gonzalo Garsia.
Ishte pikërisht 21-vjeçari, I cili luajti për shkak të mungesës së Mbapesë, që kaloi Realin në epërsi në 34’, ndonëse avantazhi nuk zgjati shumë.
Al Hilal, ekipi më I famshëm I Azisë me 4 Champions e 70 trofe gjithsej, pati në fushë më të mirët, me përjashtim të kapitenit të Serbisë, Mitroviç, që ishte I dëmtuar.
Ylli I Portugalisë, Ruben Nevesh, fitues I Ligës së Kombeve ditët e fundit, barazoi rezultatin pas vetëm 7 minutave.
“Shabi ka punë për të bërë, – titullon e përditshmja “AS” nga kryeqyteti spanjoll, – një Madrid gri nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Al Hilalit”.
Reali gjithsesi bëri më shumë, sidomos më tepër gjuajtje, edhe pse sauditët e përballuan ndeshjen mjaft mirë duke mos lejuar dominimin e “merengesve”.
Europianët mund të kishin fituar sepse në 92’ Federiko Valverde pati një 11-metërsh, të cilin e humbi, dhe nw kwtw mwnyrw Simone Inzagi e nisi mbarw punwn nw stolin e ekipit arab.
Në krye të grupit H ka dalë Salcburgu, I cili mundi 2-1 Paçukën e Meksikës./abcnews.al

