Real Betis i beson ende, zyrtarizohet rinovimi me kapitenin legjendar

schedule14:35 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 14:35 - 26 Dhjetor, 2019

Një ditë pas Krishtlindjeve, Real Betis i bën një dhuratë shumë të bukur tifozëve të vet. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar ditën e sotme rinovimin e kontratës me kapitenin legjendar të ekipit, Joaquin Sanchez.

38-vjeçari kishte kohë që negocionte me klubin për rinovimin dhe më në fund u arrit masrrëveshja që të gjithë prisnin. Kontrata e tij e vjetër përfundonte në fundin e këtij sezoni, por tashmë ai do të luajë dhe për një sezon tjetër me fanellën e Betis.

Sulmuesi spanjoll është pjesë e klubit që nga sezoni 2015/2016. Ai numëron 140 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Real Betis, ku ka shënuar dhe 20 gola. Joaquin dëshiron ta mbylli këtu karrierën, pikërisht aty ku ai hodhi hapat e parë si futbollist profesionist. /abcnews.al