Thomas Tuchel, tranjeri i Bayern Munich, foli në konferencën për shtyp në prag tyë ndeshjes kundër Hoffenheim, duke iu rikthyer episodit që përfshin Sadio Mane dhe Leroy Sane.
“Unë personalisht nuk kam qenë dëshmitar i asaj që ndodhi sepse isha në dhomën e stërvitjes. Unë fola me të gjithë të përfshirët dhe ata që panë skenën. Ishte e rëndësishme të sqaroheshim dhe e bëmë dje në mëngjes. Fatkeqësisht nuk jemi ekipi i parë që i ndodh dhe ndoshta nuk do të jetë i fundit. Mënyra se si është trajtuar kjo ka pasur një efekt pastrues.
A do të vazhdoj unë të mbështetetm te Mane? Unë e njoh ata vetëm si një profesionist absolut të lartë. Ai nuk ka qenë kurrë fajtor dhe ka ende besimin tim të plotë. Ai kërkoi falje plotësisht të besueshme, por ajo që bëri ishte e tepërt, kundër kodit të sjelljes së Bayern Munich. Gjithsesi, të gjithë bëjnë një gabim, është pjesë e të qenit model dhe unë jam avokati i tij i parë mbrojtës. Asnjë nuk është perfekt”, u shpreh Thomas Tuchel për përplasjen fizike Mane-Sane./ h.ll/abcnews.al