Reagon shoqata e basteve sportive: Aktorët e përfshirë të reflektojnë

schedule18:37 - 20 Tetor, 2018

schedule 18:37 - 20 Tetor, 2018

Shoqata e basteve sportive ka reaguar me një deklaratë, ku thotë nxjerrja e tyre jashtë ligjit, nuk do të thotë se ato do të pushojnë së ekzistuari. Sipas saj, bastet dhe pas daljes jashtë ligjit, do të vazhdojnë të ekzistojnë, ashtu siç kanë ekzistuar edhe më parë kur kanë qenë të jashtëligjshme.

Shoqata thotë se në momentin që kjo industri do t’i kalojë botës së nëndheshme, shteti do të humbasë rreth 45 milionë euro, të ardhurat që siguron çdo vit në formë taksash dhe sigurimesh shoqërore, ndërsa bashkitë do të humbasin rreth 3 milionë euro.

Ne kërkojmë që të gjithë aktorët e përfshirë të reflektojnë, duke mos përdorur një çështje kaq delikate thjesht për përfitim politik të momentit. Qasja populiste me veprime të pamenduar në të tilla çështje, është e sigurt që mund të sigurojë disa vota më shumë në një palë zgjedhje, por as që nuk krahasohet me dëmin masiv do t’i shkaktojë shoqërisë dhe shtetit”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!