Reagon për herë të parë e dashura e Putinit lidhur me luftën në Ukrainë

schedule09:33 - 12 Shkurt, 2023

schedule 09:33 - 12 Shkurt, 2023

Alina Kabaeva, e dashura e Vladimir Putinit, mori një qëndrim për luftën e Rusisë në Ukrainë për herë të parë që nga fillimi i saj. Duke folur në një ngjarje të Grupit të Medias Kombëtare, presidente e të cilit ajo është që nga viti 2014, 39-vjeçarja Kabaeva iu referua fuqisë së informacionit në luftën që ka shpërthyer prej gati një viti në Ukrainë.

“Populli ynë ka nevojë për këtë sukses, sepse informacioni sot, në kushtet ku jetojmë dhe luftojmë për vendin tonë, është si një armë lufte. Ata janë po aq të rëndësishëm sa kallashnikovi. Dhe korrespondentët e luftës e dinë këtë. Le të punojmë ”, tha Kabaeva.

Deklaratat e saj për rëndësinë e madhe të informacionit si armë u mbështetën edhe nga Anton Gerashenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, i cili ishte ndër ata që postuan videon e fjalimit të saj në Tëitter duke iu referuar Kabaeva si “dashnore e përfolur e Putinit”.

Kabaeva ishte transferuar në Moskë si adoleshente dhe u dallua si një nga gjimnastet kryesore të Rusisë, duke fituar dy medalje olimpike, 14 të tjera në Kampionatin Botëror dhe 21 në Kampionatin Pan Evropian. Ishte vetëm 15 vjeç kur fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1998 në Portugali. Nga gushti 2001 deri në gusht 2002, Kabaeva dhe shoqja e saj e skuadrës Irina Tsatsina u ndaluan të marrin pjesë në kampionate për përdorimin e substancës së ndaluar furosemide.

Pas tërheqjes nga sporti në vitin 2004, Kabaeva u zgjodh në parlament me partinë Rusia e Bashkuar e Putinit dhe ishte anëtare e Dumës Shtetërore Ruse nga viti 2007 deri në 2014.

Kabaeva besohet se është takuar me Putinin në mesin e viteve 2000, i cili ishte gati të divorcohej nga gruaja e tij prej 25 vitesh, Lyudmila Skrebneva, me të cilën kishte dy vajza. Divorci u njoftua në vitin 2013 dhe rreth asaj kohe në Rusi kishte zëra se Putin dhe Kabaeva ishin fejuar, dhe vitet e fundit thuhet se ata kishin fëmijë së bashku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!