VIDEO/ Reagon për herë të parë CR7 pas humbjes të djalit, ka një mesazh për tifozët e Liverpool

schedule12:56 - 21 Prill, 2022

schedule 12:56 - 21 Prill, 2022

Cristiano Ronaldo ditën e hënë dha lajmin e trishtë për të gjithë ndjekësit e tij, teksa njoftoi se njëri nga dy binjakët kishte ndërruar jetë, më saktësisht i biri i porsalindur.

Një moment shumë i vështirë ky për sulmuesin portugez, i cili gjeti mbështetjen e shumë figurave të njohur të botës së sportit, por ajo që emocionoi të gjithë ishte gjesti që bënë tifozët e Liverpool në ndeshjen që “The Reds” po luanin kundër Manchester United.

Në këtë ndeshje edhe pse CR7 nuk ishte prezent, tifozët në minutën e shtatë të takimit filluan duartrokitjet e tyre për të mbështetur ish-sulmuesin e Realit, teksa këndonin këngën “ Kurrë nuk do të ecësh vetëm”.

Po atë ditë, familja e Ronaldos i falënderoi tifozët për këtë gjest, e ndërsa  sot, ishte vetë 37-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale që i falënderoi përzemërsisht tifozët e Liverpoolit.

Ai e publikoi edhe videon e tifozëve, të cilët e harruan rivalitetin dhe e nderuan, respektuan dhe ngushëlluan pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Një botë. Një sport. Një familje globale. Faleminderit, Anfield. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie”, ka shkruar futbollisti i United.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!