Reagon PD: Arrestimi i Rrajës dy muaj me vonesë

schedule16:04 - 30 Shtator, 2018

schedule 16:04 - 30 Shtator, 2018

Për Partinë Demokratike, arrestimi i djalit të deputetit socialist Rexhep Rraja dy muaj pas akuzave të viktimës, është tregues i qartë se vemendja e Edi Ramës dhe prokurorisë së kapur prej tij ka qënë për mbrojtjen e përdhunuesit dhe deputetëve të tij të përfshirë në krim. Ky arrestim, theksojnë demokratët, erdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij.

Gjithsesi kjo për selinë blu nuk mbyll këtu skandalin e përfshirjes direkte të disa prej pushtetarevë më të lartë të vendit në krimin e mbulimit dhe torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Ramës pasi së bashku me të, thekson deklarata e partisë Demokratike, duhet të ishin edhe Rrahman Rraja, Taulant Balla, Artur Bushi dhe shefat e komisariateve që gjatë këtyre muajve mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar./abcnews.al