Reagon Meta: Integriteti territorial i Kosovës, i padiskutueshëm

schedule16:08 - 10 Janar, 2019

schedule 16:08 - 10 Janar, 2019

Pas kryeministrit Edi Rama po përmes Twitter-it ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan ai.

Ky reagim i Presidentit të Republikës erdhi menjëherë pas përgjigjes që dha kryeministri Edi Rama pasi kreu i shtetit nuk dekretoi ministrin e ri të Punëve të Jashtme. Po me anë të Twitter-it, ai e konsideroi vendimin një akt anti-kushtetues dhe të turpshëm si dhe i kërkoi ndjesë Kosovës.

Por më herët, Presidenti Meta refuzoi propozimin e Kryeministrit për emërimin e Gent Cakajt Ministër të Jashtëm sepse sipas tij Shqipëria është në momente vendimtare sa i takon politikës së jashtme. Meta argumentonte se Cakaj nuk ka përvojën e duhur politike dhe diplomatike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!