Presidenti Ilir Meta permes nje postimi ne rrjetet sociale është shprehur se vrasja e Al Baghdatit nga forcat amerikane është një lajm i mirë për gjithë njerëzimin. Meta gjithashtu ka shprehur mbështetjen e tij ndaj deklaratës së presidentit Trump ditën e sotme.
“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”, shkruan Meta.
Al Baghdati, lideri i organizatës terroriste ISIS është raportuar i vrarë disa herë, por në muajin prill ai u shfaq në një video për herë të parë pas pesë vitesh, çka dëshmoi se lideri i ISIS ishte akoma gjallë.
SHBA-të kishin ofruan një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e terroristit më të kërkuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump me anë të një postimi në Twitter njoftoi sot se ushtria amerikane finalizoi një operacion në veriperëndim të Sirisë kundër udhëheqësit të arratisur të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi i cili mbeti i vrarë./abcnews.al