Reagon Kisha Katolike rreth letrës së ministreve gra: Skeptri i Enver Hoxhës është ende i gjallë

schedule11:08 - 11 Tetor, 2019

schedule 11:08 - 11 Tetor, 2019

Arqipeshkvia metropolitane Tirane-Durrës ka reaguar sërish pas debateve që shkaktoi letra e monsinjor Xhorxh Frendos, lidhur me kërkesën e 8 ministreve drejtuar Holandës për hapjen e negociatave.

Në një status në facebook, Arqipeshkvia shkruan se disa persona kanë përfituar nga shkrimi i Monsinjor Frendos per të sulmuar Kishen Katolike.

“Sistemi komunist ka rene, por tek keta persona, skeptri i Enver Hoxhes (qe tregonte nje urrejtje te veçante ndaj Kishes Katolike) ende eshte i gjalle. Ne kete shoqeri demokratike dhe pluraliste, te gjithe kane te drejte te flasin e te shprehin mendimet e tyre, pervec nje ipeshkvi katolik, dhe pikerisht sepse eshte katolik!”, thuhet në reagim.

Dy ditë më parë Arqipeshkvia kritikonte letrën e 8 ministreve, të cilat shprehin vlerësimin për Holandën.

Por, monsinjor Xhorxh Frendo u kërkoi grave të kabinetit qeveritar që të mos flasin në emër të të gjithë shqiptarëve, duke sjellë në vëmendje se ky shtet, ka legalizuar abortin dhe martesën mes homoseksualëve. Reagim pati edhe nga myftinia e Tiranës./ABC News Albania 24/7