Berat Gjimshiti reagon për herë të parë për operacionin në krah. Nëpërmjet një postimi në Instagram mbrojtësi i Atalantës, falenderon të gjithë për përkrahjen që ka marrë ditët e fundit.
Gjithashtu Gjimshiti tregon se ka kaluar me sukses operacionin dhe “premton” se do të kthehet shumë shpejt në fushën e lojës.
28-vjeçari ka një mesazh për gjithë shqiptarët dhe për shokët e ekipit, që luajnë sonte një ndeshje të rëndësishme, që thotë shumë për ecurinë e kombëtares tonë në këto kualifikuese.
“Sonte do të bëj tifo nga shtëpia, dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës”, do të shkruante mbrojtësi I kombëtares shqiptare.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Gjimshiti u detyrua të linte fushën e lojës në ndeshjen me Hungarinë nga dëntimi që mori në krah, për t’iu nënshtruar menjeher analizave mjeksore. /abcnews.al