Reagon edhe Federata Italiane e Futbollit për sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës

schedule17:15 - 25 Shkurt, 2022

schedule 17:15 - 25 Shkurt, 2022

Dita e enjte ishte një ditë e trishtueshme për të gjithë botën dhe veçanërisht për popullin ukrainas të cilët mëngjesin e të ditës së djeshme janë zgjuar nga sulmet e Rusisë.

Shumë reagime nga personalitete të ndryshme, të cilat kanë “dënuar” Rusinë për sulmet ndaj popullit Ukrainas.

Mes shumë sportistësh, klubesh, apo personaliteteve të tjera të futbollit, ka reaguar edhe Federata Italiane e Futbollit ndaj agresionit rus.

Në përputhje me kampionatet e tjera, zyrtarët e Serie A vendosën të shtyjnë me pesë minuta ndeshjet e planifikuara për fundjavë, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës. Federata Italiane e Futbollit përkrah anën paqësore tha presidenti.

“Vlerat universale të sportit kërkojnë që ne të reflektojmë. Pasi morëm ndjesinë e përgjithshme në opinionin publik italian, vendosëm të dërgojmë një mesazh të qartë. Unë mendoj se të gjithë do ta kuptojnë. Prandaj, të gjitha ndeshjet në ditën e 28-të të ndeshjes do të fillojnë me pesë minuta vonesë“, shkruan Federata Italiane. /f.a/abcnews.al