Reagon Djarmati: Më vjen keq që harxhoj kohën time me ca iluzione gazetarësh

schedule16:23 - 1 Nëntor, 2021

schedule 16:23 - 1 Nëntor, 2021

Gazetari sportiv, Gjergji Stefa, në një studio televizive u shpreh se drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati do të largohet nga shkodranët.

Ky largim sipas gazetarit të njohur vjen sepse Djarmati po komunikon me drejtuesit e Dinamos për të marrë një rol të ri te “blutë” e kryeqytetit.

Nuk ka vonuar edhe reagimi nga Matko Djarmati, ku nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, ka përgënjeshtruar deklaratën  e bërë nga Gjergji Stefa.

“Këtu bie të flesh dhe zgjohesh nga spekulime dhe imagjinatë gazetarësh. Më vjen keq që duhet të harxhoj kohën time në këtë situatë për ca iluzione.”, postoi Djarmati.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!