Nuk I ndodh shpesh që të dështojnë.
Yjet e Argjentinës jo më kot janë kampionë të botës në fuqi, dhe pas disfatës së kaluar me Paraguajin, reagoi mjaft shpejt.
Në një përballje jo edhe aq të lehtë në fushën e vet ndaj Peusë, sidoqoftë “gauçosit” ia dolëm mbanë në stadiumin “La Bombonera” të Boka Juniorsit.
Goli I vetëm u shënua në minutën e 55-të nga sulmuesi kryesor, Lautaro Martinez.
Natyrisht ishte I rëndësishëm kthimi I Lionel Mesit, dhe kapiteni u bë njeriu që shërbeu asistin.
Kampionët e botës patën epërsi të plotë në çdo aspekt dhe habia është e madhe se përse rezultati ishte vetëm 1-0.
Argjentina kryeson grupin eliminator të Botërorit për Amerikën e Jugut me 25 pikë ndaj 20 të Uruguajit, ndërsa sfida e radhës do të jetë në 20 mars të vitit të ardhshëm pikërisht ndaj uruguajanëve.
Nuk pati fitues, ndërkaq, në derbin amerikanolatin.
Brazili u ndal në barazim nga rivali I përjetshëm, Uruguaj, në stadiumin e Salvador Bahias. Rezultati përfundimtar u fiksua 1-1 dhe Zherson I vendasve thjesht mundi të ekuilibronte rrjetën e shënuar nga madrileni, Federiko Valverde për miqtë. Edhe pse “selesao” luajti më mirë, nuk mori dot më shumë. Brazili është dobët këtë sezon, ndonëse besohet se do t’ia dalë që të shkojë në Kupën e Botës.
Pesë herë kampionët janë në vendin e pestë në renditje me 18 pikë në 12 ndeshje. /abcnews.al