Pas Guerrils dhe klubit të Partizanit, është radha e Capital Crew për të reaguar në lidhje me ngjarjet e shëmtuara në derbin e së dielës. Tifogrupi që mbështet Tiranën reagon me përçmim ndaj “armiqve të kuq”, duke sqaruar të vërtetën e ngjrjeve të ndodhura.
Ultrasit bardheblu i quajnë fantazi deklaratat e Guerrils dhe theksojnë se në gropat e hapura afër sektorit të tifozërisë së kuqe ka patur vetëm tymuese dhe asgjë tjetër. /abcnews.al
REAGIMI I PLOTË I URBAN CREW
Pas denoncimit te tifozëve te Partizanit, grupimit Ultras Guerrils të frikësuar dhe në mënyrë jo korrekte dhe pa përfaqësuar mentalitetin Ultras, ku denoncimi ne faqen zyrtare te tyre është marrë dhe nga policia, mediat, dhe nga kuti me materiale pyro tymuese blu qe janë gjetur nga ana e sektorit mik dhe jo afër tyre, kanë filluar fantazitë e shfrenuara, duke i kthyer tymueset blu, ne bomba, tritol dhe viktima!!
Për kuriozitetin e të gjithë pjesës fshatareske dhe pa lidhje me mentalitetin Ultras, dje tifozët e Capital Crew kanë qenë të veshur të gjithë me shkrimin pyro është art dhe jo krim. Çudi si tifozët e tjerë qe mbahen dhe si ultras, dje e kanë kthyer pyron ne bomba!! Ne foto keni te bashkangjitur dhe kutitë me tymueset blu qe janë gjetur. Ky është nje turp që po behet nga ana e partisë dhe bijve te saj!