Dhjetë prokurorët “rebelë” të Krimeve të Rënda, që refuzuan shortin e dosjes “Shullazi”, vlerësojnë si të paligjshëm urdhrat e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku për procedimin disiplinor dhe transferime. Përmes një deklarate publike drejtuar mediave, zyrës së delegacionit të BE në vend, misionit PAMECA dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, prokurorët këmbëngulin në paligjshmëri të procedurës së shortit të tentuar në 19 shtator.
“Grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo ne fazën e hetimit, e aq më pak në fazën e konkluzioneve përfundimtare”, thuhej në deklaratën me 10 firma. Në vijim, prokurorët e procedura shprehnin bindjen se Prokurorja e Përgjithshme nuk ka kompetencë ligjore për procedime disiplinore deri në forminin e KLP. Sipas tyre, ligji ndalon edhe transferim apo komandim te magjistrateve pa dëshirën e tyre. “Veprimet e Prokurores se Përgjithshme antiligjore dhe e kthejne prokurorine në modelin e vjetër hierarkik e të centralizuar”, thuhej në deklaratë./abcnews.al