Reagimi për vrasjen e 25-vjeçarit, shpërthejnë komentet: Kërkohet dorëheqja e Lleshajt

schedule13:12 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 13:12 - 9 Dhjetor, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi sot për herë të parë për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie mesditën e së hënës. “E vërteta është ngushëllimi më i madh”, shkroi Lleshaj në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpreh besimin e plotë se organet ligjore përkatëse do të finalizojnë jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e të riut. Ai thotë se ka shumë arsye se përse ndjen fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij.

Mesazhi i ministrit ka sjellë një valë komentesh në rrjet. Në postimin e Lleshajt vihet re një numër i madh komentesh të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij, duke e lidhur këtë ngjarje drejtpërdrejt me strukturat shtetërore, ndërsa përgjegjës bëjnë ministrin.

LEXO EDHE: Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, Lleshaj: E vërteta, ngushëllim i madh! E ndjej humbjen e prindërve

Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një polic i patrullës, mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate. Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.

Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat konstatoi se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistoletë në kokë dhe shpatull 25 vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur.

Nga ana tjetër, familjarët kanë deklaruar se Klodiani nuk ka qenë i armatosur, duke hedhur poshtë pretendimin  policisë. Të njëjtën gjë pretendojë edhe shokët e tij, të cilët thanë sot për mediat se nuk ka pasur kurrë armë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!