Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka reaguar i habitur nga reagimi i Turqisë e cila thotë se marrëveshja e Kosovës me Izraelin dhe planet për hapjen e ambasadës shkelin rezolutën dhe të drejtën ndërkombëtare.
Pollo shprehet se e kupton protestën e Serbisë, por nuk e priste një reagim të tillë nga Ankaraja. Ai thotë se Rama duhet të shpjegojë patjetër se çfarë ka biseduar gjatë vizitave të tij atje.
“Unë e kuptoj që Serbia proteston ndaj njohjes diplomatike të Kosovës nga Izraeli dhe hapjen reciproke të ambasadave në kryeqytetet e të dy shteteve. Por nuk e prisja një kritikë të tillë nga Ankaraja!
Edi Rama duhet të shpjegojë se çfarë ka biseduar gjatë vizitave të tij atje!! Israel-Kosovo diplomatic ties slammed by Serbia, Turkey”, shkruan Pollo./mv.abcnews.al