Reagimi i njerëzve të zakonshëm në kohë krize, historianët: E kaluara mund të na mësojë

schedule11:02 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:02 - 21 Tetor, 2020

History Today

Krizat na bëjnë  njerëz të zakonshëm, pavarësisht nëse  je i pasur ose i varfër, sepse ato nxjerrin në pah përpjekjen tonë për t’u marrë dhe për t’ia dalë mbanë me ndryshimet dhe ngjarjet e papritura.

Para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, britanikët u përballën me një seri krizash të lidhura me njëra-tjetrën. Për njerëzit në atë kohë, ishte e vështirë të gjykonin se çfarë po ndodhte. Të zhytur në punët e përditshme, ndonjëherë nuk ishin në dijeni për atë që po ndodhte.

Në fund të shkurtit 1942, ata ishin shumë më të mërzitur për luftëtarët gjermanë që arratiseshin përmes Kanalit sesa për rënien e Singaporit, katastrofa ushtarake që përshpejtoi në mënyrë eksponenciale fundin e fuqisë perandorake në Azi.

Njëkohësisht, ndikimet lokale në të gjithë globin mund të shkaktojnë kriza individuale që kanë kaluar pa u vënë re. Kjo është një tjetër çështje shqetësuese dhe jetike për qeveritë, mediat, punëdhënësit dhe tregtinë, studiuesit dhe, jo më pak, për vetë njerëzit.

Ndërsa ne praktikojmë distancën sociale, bota virtuale na jep mundësi të përjetojmë emocione, mesazhe e falje nga dedikimet e miqve dhe mbështetësve tanë.  Ashtu siç është kombi në panik  për jetën shëndetin , sigurinë, ekonominë dhe humbjen e lirisë tonë, në të njëjtën mënyrë luftojmë edhe në për burimet tona të emocioneve.

Analogjitë e viteve 1930 mund të duken të vështira; pasojat e shëndetit fizik dhe mendor të një krize politike ndërkombëtare nuk duhet të ngatërrohen me simptomat politike të një krize shëndetësore globale tani, transmeton abcnews.al

Politikanët, artistët dhe studiuesit gjithmonë kanë pasqyruar fakte  të ngjarjeve të ndryshme publike, duke shpjeguar përshtypjet e tyre.

Metodat e reja shkencore, psikanaliza dhe përpjekja për t’i fuqizuar njerëzit me informacion si një mjet për t’i rezistuar fashizmit ka zbuluar se si njerëzit e zakonshëm flisnin, ëndërronin, kuptonin ose keqkuptonin fjalët dhe veprimet në një kohë krize.

Në javët e fundit shumë njerëz kanë sugjeruar që përvoja e të jetuarit në Luftën e Dytë Botërore ofron një precedent për krizën aktuale kombëtare.

Çfarë mund të mësojmë nga përvojat e njerëzve që jetuan gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Në fjalimin e tij të parë si Kryeministër, në maj 1940, Winston Churchill tha se nuk mund t’i ofronte kombit asgjë tjetër përveç ‘gjakut, sakrificës, lotëve dhe djersës’. Churchill e realizoi pjesën e ‘lotëve’ pasi në shumë raste ai është parë duke qarë në Dhomën e Komunave, në vizitat publike në rrugët e bombarduara në Londër dhe  është parë duke qarë kur shihte filmin e tij të preferuar.

Por si i shprehën njerëzit e zakonshëm emocionet e tyre gjatë Blitz?

Në disa nga dokumentet e ruajtura në Arkivat e vëzhgimeve, në 1937, janë shumë prekëse. Në një nga dokumentet në 1049 përshkruhet një grua e klasës së mesme, rreth moshës 40 vjeç, e cila jetonte në një rrugë ku shtëpitë ishin shkatërruar nga një sulm ajror.

Ajo acarohej, mërzitej  sapo errësohej çdo ditë, fillonte të dridhej dhe vraponte duke shkuar në tualet. Dhe në fund kur u dëgjua paralajmërimi i sulmit ajror, ‘ajo urinoi në vend dhe shpërtheu në lot’.

Në vitin 1941, një klerik nga Londra shkroi për procesionet funerale të punonjësve të mbrojtjes civile, rojeve të shtëpisë, avionëve, grave dhe fëmijëve, që plagoseshin nëpër rrugë.

“Këta janë  njerëz që nuk qajnë lehtë. Trishtimi, pikëllimi dhe vuajtja nuk janë asgjë e re për ta. Ata janë njerëz të “egër”, që preferojnë të mallkojnë sesa të qajnë. ‘ Por frika e vdekjes është mbi ata dhe nuk i ka mbetur asgjë veç lotëve’.

Lotët dhe frika e paraardhësve tanë që jetuan përmes Blitz-it( një fushatë bombardimesh gjermane kundër Mbretërisë së Bashkuar në 1940 dhe 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore)  janë një pjesë e prejardhjes kulturore të emocioneve në ditët e sotme.

Mënyra se si njerëzit e zakonshëm iu përgjigjën krizës britanike në mesin e shekullit të 17 ishte e komplikuar  dhe varej nga vlerat, identitetet dhe përvojat e tyre personale. Debatet mbi autoritetin politik dhe legjitimitetin u shfaqën në luftërat lokale për pushtet që i kundërviheshin politikave të shkeljes dhe planeve  të pronarëve lokalë të tokave.

Diskutimet ‘e zakonshme’ mbi të drejtat e tokave dhe burimeve të përbashkëta u bënë pika kryesore të politikës, ku legjitimiteti i sundimit monark ose republikan diskutohej në komunitete dhe shtyp. Njerëzit vunë në pikëpyetje motivet e elitave që përfituan nga krizat, qofshin ata politikanë agresivë, të tillë si  Arthur Hesilrige, apo grumbulluesit e taksave që konfiskuan mallra nga ata që nuk paguanin.

Marrëdhënia midis politikës kombëtare dhe vlerave personale u forcua edhe më shumë ndërsa u rritën nivelet kulturore.

Besnikëria ndaj republikës ose mbretit mund të interpretohet si mos-besnikëri ndaj shokëve pijedashës. Rregullat e mirësjelljes u bënë pjesë e veprimeve politike, pasi burrat dhe gratë që u spiunuan nga  fqinjët e tyre janë përshkruar si persona që nuk ishin të kënaqur politikisht.

Reagimi i njerëzve të zakonshëm ndaj krizave në mesin e shekullit të 17-të krijoi debate më të gjera mbi qeverisjen e mirë. Burrat dhe gratë u drejtoheshin udhëheqësve lokalë dhe kombëtarë  gjatë krizës së një vendi, por ishin të gatshëm të ushtronin vetë autoritetin kur politikat ose mungonin ose nuk ishin në përputhje me vlerat komunale dhe personale.

Ndërsa disa reagime ndaj krizës promovuan të drejtat e të prekurave në Angli, të tjerët shkaktuan dhunë kundër atyre që tentuan të shkaktonin ankth tek populli mbi  ndryshimet e rreme.

Reagimet personale ndaj krizave vazhdojnë të kenë implikime kombëtare. s.ba/abcnews.al