Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shpallur aktori më i keq i vitit, në ceremoninë e cila zhvillohet paralelisht me atë të çmimeve Oscar.
Si e do dha tradita, paralelisht me ceremoninë e çmimeve Oscar, janë shpallur dhe fituesit e Razzie Awards, çmimet e Golden Raspberry Award Foundation, për filmat, regjisorët dhe aktorët më të këqinj të vitit. Numrin më të madh të këtyre çmimeve e ka marrë “Holmes & Uatson”, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, fitoi si aktori më i keq dhe kopja më e keqqe.
Trump u vlerësua për performacën më të keqe të një aktori protagonist në materialin e dokumentarëve “Death of a Nation” e “Fahrenheit 11/9”. Për më shumë, kreu i Shtëpisë së Bardhë mori dhe çmimin për kopjen më të keqe në ekran sëbashku me meskinitetin e tij të vazhdueshëm.
Pjesa më e madhe e çmimeve iu dha komedisë “Holmes & Uatson”, filmi më i keq, regjisori më i keq, aktori më i keq jo protagonist, dhe parodia më e keqe. Melisa Mekarti ka marrë çmimin si aktorja më e keqe, por ajo u vlerësua dhe me Oscar për filmin “Kopia Origjinale”./abcnews.al