Raundi i tretë u “dogj” sërish pa kandidat, Mziu: Nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm ligjor

schedule11:09 - 30 Maj, 2022

schedule 11:09 - 30 Maj, 2022

“Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit nuk kishte kuorumin e nevojshëm ligjor.” Kështu është shprehur deputeti demokrat Xhalal Mziu në një postim në Facebook. Sipas tij,  të pranishëm në sallë ishin 69 deputetë nga minimalisht 84 që duhej të ishin.

XHELAM MZIU NË FACEBOOK

“Raundi i tretë i Presidentit, nuk kishte kuorumin e nevojshëm ligjor!
Çertefikohet raundi i tretë për Presidentin pa kuorumin e nevojshëm, ishin vetëm 69 deputet nga minimalisht 84 deputet që duhet të ishin të pranishëm në sallë!
Maxhoranca me vota të vjedhura më 25 prill, do të zgjedh në raundin e katërt, me votat e vjedhura më 25 prill, një President kukull të qeverisë ose të Edvinit!!”
Kujtojmë se presidenti i ardhshëm i Shqipërisë duket se nuk do të jetë konsensual. Raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit me shumicë të cilësuar dështoi, pasi palët politike nuk depozituan asnjë kandidaturë. Në seancën e sotme deputetë e PD të Enkelejd Alibeajt nuk janë paraqitur. Në këtë mënyrë i hapet rruga Partisë Socialiste për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!