Raundi i tretë për presidentin, Agalliu: Seanca e sotme nuk kishte kuorumin e nevojshëm

schedule12:52 - 30 Maj, 2022

schedule 12:52 - 30 Maj, 2022

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu deklaro se seanca e sotme në Kuvend nuk pati kuorumin e nevojshëm për të ezauruar raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit.

Në një komunikim me mediat, Agalliu sqaron se në seancë duhet të jenë të paktën 84 deputetë. Sipas tij ata kanë kërkuar nga Kuvendi të marrin me shkrim emër për emër deputetët që ishin në sallë.

“Dihet që në tre raundet e para seanca e posaçme do të duhet të ketë prezencën e 84 deputetëve, pra kuorumin e nevojshëm për të qenë legjitime. Në seancën e zhvilluar sot në orën 10.00 nuk kanë qenë prezent 84 deputetë, që do të thotë se kjo seancë është nuk. Pra më seancën e sotme, siç të gjitha pamjeve filmike, fotove apo dëshmitarëve që kanë në sallë,  nuk ka patur 84 deputetë. Ne kemi kërkuar nga Kuvendi për të marrë me shkrim emër për emër deputetët që kanë marrë pjesë sot në seancë. Edhe njëherë dua të ndalem tek fakti që kjo seancë ka qenë nuk, pasi një seancë e posaçme, sidomos në raundin e tretë ku kërkohen 84 deputetë, nuk ka qenë kuorumi i nevojshëm”, tha Agalliu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!