BE është afër arritjes së marrëveshjes për një raund të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Sanksionet janë pothuajse gati ne kemi nevojë për këtë marrëveshje sepse ne duhet të bëjmë akoma më shumë presion ekonomik dhe financiar ndaj Rusinë,” tha Josep Borrell.
Dje Komisioni i BE-së propozoi që raundi tjetër i sanksioneve të përfshijë një ndalim me faza të importeve të naftës ruse, i cili nëse miratohet do të ishte masa e tij më e ashpër kundër sektorit energjetik rus deri më sot./abcnews.al/