Sondazhet e para pas raundit të dytë të zgjedhjeve në Poloni tregojnë se Andrzej Duda udhëheq me pak pikë kundër rivalit të tij. Sipas sondazhit, presidenti aktual Duda kryeson me 50.4 përqind të votave, ndërsa Rafal Trzaskovski vjen më pas me 49.6 përqind të votave.
Duda është presidenti aktual polak, ndërsa Trzaskovski është kryebashkiaku liberal socialist i Varshavës. Votimi është parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe për marrëdhëniet e tendosura të Polonisë me Bashkimin Europian.
“Unë dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua”, tha Duda menjëherë pas sondazheve.
Presidenti Duda ka një mbështetje të gjerë në zonat rurale dhe në lindje të vendit, ndërsa rivali i tij ka më tepër mbështetje në qytete dhe rajone më të mëdha në kufirin gjerman./abcnews.al