Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rati, këngëtari i dasmave luksoze zbulon sekretet: Nuk janë aq luksoze sa duken

schedule14:08 - 27 Janar, 2026

schedule 14:08 - 27 Janar, 2026

Në studion e ABC së Mëngjesit ishte dhe Plarent Shushku, i njohur për publikun si Rati. Bashkëpunimi i tij më i fundit, “Po s’të pashë një ditë”, me Vojsava Alian, vjen pas suksesit të këngës “Përrallat e dashnisë” dhe ka ndezur menjëherë interesin e publikut. “Vojsava më bëri kërkesën për bashkëpunim dhe me kënaqësi pranova”, tregon Rati, i cili Shqipërinë e ndan mes prindërve, dasmave dhe projekteve muzikore. Jeta e tij zhvillohet mes Amerikës dhe Shqipërisë: dimrin e kalon në SHBA, ndërsa verën në atdhe, ku koncertet dhe gëzimet familjare nuk kanë të ndalur.

Rati është një nga këngëtarët më të kërkuar në evente, por ai zgjedh të thotë të vërtetën për paratë “lumë” të dasmave shqiptare. “Duken bukur në video, por realisht nuk janë aq shumë. Janë kartëmonedha 1-dollarëshe dhe na lodhin duke i sistemuar”, rrëfen ai me humor. Në studio, këngëtari ndalet edhe te bashkëpunimet që e bënë të njohur me emra si Babeta Shahini dhe Artushi, duke treguar si lindën hitet “Si karamele” dhe “Kështu ka thënë dhe Bab Myslymi”.

Një moment emocional ishte kur Rati foli për bisedën e fundit me Shpat Kasapin. “Më thoshte se do t’i risillte këngët e vjetra me pak modernizim, bashkë po punonim e gati e kishim mbaruar një këngë të re. Kam peng që nuk shkova ta takoja kur më ftoi në biznesin e tij”, tregoi ai me keqardhje.   / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!