Rasti “Tire”, Rakacolli: COVID-2 u riorganizua, janë shkarkuar kryeinfermierët

schedule20:11 - 8 Shkurt, 2021

schedule 20:11 - 8 Shkurt, 2021

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në studion e Radarit Informativ me gazetaren Jonida Shehu se në lidhje me rastin “Tire” janë shkarkur kryeinfermierë përgjegjës si dhe janë dhënë vërejtje për disa të tjerë. Ajo u shpreh se pas denoncimit të rastit të korrupsionit në media, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka marrë masa për organizimin e brendshëm, por pa dhënë më shumë detaje, të cilat theksoi se do të bëhen publike në vijim.

Rakacolli u shpreh optimiste duke deklaruar se fenomeni i korrupsionit në vend ka pësuar rënie ndër vite. Ndalur tek personat publikë që kanë shkelur masat duke grumbulluar shumë persona në ambient të mbyllur, Rakacolli refuzoi të përgjigjet duke deklaruar se nuk duhet të merremi me emra të përveçëm por me vetë fenomenin.

Pjesë nga intervista

Në lidhje me personat që kanë shkelur masat me grumbullime

Unë e kam sqaruar. Është gjobitur Ermal Mamaqi.

Po Elisa Spiropali?

Merreen masat ashtu si parashikohet

Të mos merremi me emra të përveçëm. Kinematë janë të hapura, nuk mund të gjobitesh që shkon në kinema duke zbatuar rregullat. Të dalësh në mes të rrugës dhe të mbash maskën në gjysëm vetëm nga frika e policisë, çfarë bashkëpunimi është ky.

Sa kohë do të prisni ndërgjegjësimin për të shtrënguar masat?

Ndërgjegjësimi nuk bëhet vetëm nga autoritetet shëndeëtsore. Detyrat nuk mund të thuhen pas 12 muajsh pandemi. Këtu bëhet fjalë për kuptim. Ndërgjegjësimi nga ana e mediave është shkrencë. Ata duhet të përdoren të gjitha. Spoti është pak. Vënia në dukje e fenomeneve duhet të vijë përmes mënyrave.

Rasti i sanitares së Shefqet Ndroqit. Autoritet e konsideruan rast të izoluar. Sot pati arrestime të tjera për një skemë kriminale. Cila është masa që do të merrni ju?

Ka pasur distancim që në fillim. MSH është shprehur që në fillim. Në momentin kur doli fenomeni MSH bëri distancimi. Dhe “Shefqet Ndroqi” po ashtu dhe mori edhe masa për organizimin e brendshëm. Ka marrë edhe masa që do të bëhen publike. Është bërë analiza.

 Janë shkarkuar kryeinfermierë. Janë dhënë vërejtje për të tjerë. Fenomeni i korrupsionit. Parandalimi i tij është vënë në vëmendje. Vazhdimisht bëhen kontrolle dhe bëhen gjëra. Asgjë nuk është perfekte. Në çdo pyll gjen një dru të shtrembër. Thirrja për denoncime është një gjë që ka dhënë efekt. Ka një ndryshim në fenomenin e korrupsionit ndër vite.

Rasti “Tire”

ABC ka zbardhur sot dosjen për sanitaren Tire Alldervishi të Covid-2, e arrestuar pak javë më parë, pas skandalit të vdekjes së një qytetareje nga koronavirusi, e cila ishte lënë pa shërbim dhe ushqim. Në lidhje me këtë rast sot u arrestuan tre infermiere dhe një sanitare në këtë spital, si të përfshirë në këtë histori: infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

/mv.abcnews.al