Në kuadër të hetimit gjyqësor në vazhdim, për akuzën e “zhvatjes me armë në një bandë të organizuar”, aktualisht ndodhen në paraburgim nga policia katër persona, mes tyre edhe Mathias Pogba.
Vëllai i Paul Pogba u paraqit para hetuesve siç zbulohet nga Le Monde. Në të vërtetë, sipas një burimi të afërt me rastin, të transmetuar nga e përditshmja kombëtare franceze, Mathias Pogba “u paraqit në shërbimin e hetimit” pasditen e kësaj të mërkure përpara se të vendosej në paraburgim nga policia, shkruan abcnews.al.
Një shenjë se hetimi për aferën Pogba që po bën bujë po ecën mirë. Për momentin, asnjë nga avokatët e dy palëve në konflikt nuk ka folur pas këtij zbulimi të ri. /abcnews.al/