Rasti i Lukakut ka bërë shumë zhurmë në të gjitha mediat botërore.
Në ndeshjen e djeshme Juventus-Inter, Lukaku u bë viktimë e thirrjeve dhe ofendimeve raciste nga tifozët e Juves, gjë e cila solli dhe përplasje në fushën e blertë.
Klubi i Juventusit ka reaguar për këtë situatë, ku sigurisht ka qenë kundër.
“Si gjithmonë, ne po bashkëpunojmë me policinë për të identifikuar përgjegjësit për gjestet dhe koret raciste që ndodhën mbrëmë. Gjithashtu në këtë rast, kodi i miratimit do të zbatohet me përgjegjësi”, thuhej në njoftim./ h.ll/abcnews.al