Rasti i veçantë në Shqipëri: U dyshua për tumor, pacientit i gjenden 300 larva në vesh

schedule08:56 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 08:56 - 4 Dhjetor, 2020

Shefi i shërbimit ORL pranë Spitalit Amerikan 1, Doktor Alfred Aga ka treguar rastin e rrallë të një personi që u dyshua për tumor, por që më pas u zbulua se kishte në vesh larva.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai shprehet se pacientët i neglizhojnë simptomat dhe arrijnë në këtë pikë.

Sipas doktorit, tashmë pacienti është mirë dhe nuk ka asnjë problem.

Idea është që shpesh herë pacientët kanë simptoma dhe i neglizhojnë. Në rastin konkret dhimbja ishte shumë e madhe. Në rastin konkret kemi parë larva të cilat ishin në vesh. I hoqëm edhe u kurua me antibiotikë. Është një gjë që ndodh rëndomtë, sapo e publikova kolegët e mi më kanë thënë që kemi asistuar edhe ne të tilla raste.  Larvat ishin 3-4 milimetra.”, tha Aga.

Ndërkohë, më tej është ndalur edhe te mënyra se si kryhen këto trajtime kundër tumorëve. Madje ka deklaruar se te fëmijët rastet janë shumë të pakta, vetëm nëse e kanë të lindur.

Varet se ku është difekti. Në qoftë se kemi fjalë për indin e caktuar merret pjesa e parakrahut. Ideja është heqja e tumorit zgjat 3-4 orë, ndërsa pjesë tjetër është pjesa rindërtuese. Ne punojmë me dy ekipe, ikin një grup, vijnë grupi tjetër.

Për fat patologjitë tumorale te fëmijët janë shumë të rralla. Nuk ka te fëmijët, kemi raste shumë shumë të rralla. Në Itali ka raste të lindura le të themi. Te foshnjat ndodh kur fëmija i ka hundët të dyja të bllokuara se nuk jeton më shume se  dy ditë se nuk merr dot frymë, kështu bëjmë hapjen”, përfundoi doktori. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!