Rasti i parë në botë, vdes holandezja e infektuar dy herë me Covid

schedule14:35 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:35 - 13 Tetor, 2020

Një holandeze 89 vjeçare është bërë dhe rasti i parë në botë e cila pasi u riinfektua për herë të dytë nga Covid ka humbur jetën.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se viktima është një e moshuar, 89 vjeçare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, e cila pas riinfektimit ka humbur betejën me Covid. E moshuara, e cila ishte prekur dy herë nga COVID-19 dhe javë të tëra i kishte kaluar duke u hospitalizuar.

Gjithashtu bëhet me dije se sistemi imunitar i 89 vjeçares që ndërroi jetë ishte goditur rëndë nga një lloj i rrallë i kancerit.

E moshuara holandeze pas qëndrimit dy mujor në spital me simptoma të gripit, por pasi ishte shëruar e kanë rikthyer në shtëpi. Ndërsa pas 59 ditësh rifilloi kimioterapinë, por aty sërish u infektua me koronavirusi, dhe pas dy javësh betejë ka humbur jetën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!