Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës

schedule15:13 - 19 Tetor, 2024

schedule 15:13 - 19 Tetor, 2024

Nga Frrok Çupi,

Edhe Irena Gjoka mund ta kalonte me një ‘haj mo!” shpifjen e radhës së familjes Berisha. Bija e Saliut, kandidate për mëkëmbës, ka deklaruar publikisht se ‘Irena Gjoka është e korruptuar me 500 mijë euro’.

Irena Gjoka është gjyqtare e Gjykatës Speciale (GJKKO); ajo ka kaluar nëpër duar dosjet penale të Berishës dhe dhëndrit.

Irena mund ta kishte kaluar edhe këtë herë po të peshohej në psikozën se ‘ haj mo, këta të Berishës nuk lënë njeri pa shpifur e pa bërë me baltë’. Kjo është e vërtetë, por jo aq e vlerë sa c’është dinjiteti i individit, sovraniteti i gjykatës, paprekshmëria e ligjit. Atëherë ‘ familja perfekte’ duhet ballafaquar me ligjin. Këtë bëri Irena sot ku iu drejtua prokurorisë SPAK me kërkesën “Hetoni Argita Berishën”.

Irena mund ta kalonte edhe me arsyetimin nepotist se ‘e GJKKO jam’, ndërsa pala përballë ndodhet mjerisht në dritare!. Pak nga pak, po të veprohet kështu, b…. e familjes Berisha nuk do të ulen më në dritaren e katit të tetë, por në zverkun e Drejtësisë. Kemi dëgjuar që edhe prokurorët e SPAK kanë deklaruar në publik se ‘po na kërcënojnë’. Përveç familjarëve dhe ushtarëve të Berishës, askush nuk kërcënon Drejtësinë. Megjithatë, kushdo qoftë, prokurori është për të mbrojtur edhe ty e mua, individin dhe shtetin; si vallë ankohet e nuk vepron? Modeli ‘Irena’ është modeli i dinjitetit të shtetit.

Mund të thoshte zonja Gjoka se ‘u bë rrugë kjo, Berisha bën të nëntëdhjetenëntën dhe qindin kundër njeriut, kundër jetës, kundër pronës, kundër dinjitetit, kundër paqes…, e megjithatë askush nuk i vë ligjin përpara si të tjerëve. Barazia e shtetasve para ligjit shkelet në mes të ditës përballë Sali Berishës. Ai bën gjithçka i shkon për instinkt monstrës dhe megjithatë prapë atje lart. Edhe në katin e tetë e vunë pasi iu lutën njëqind herë ‘eja në gjyq’, e ai u ktheu b… A prapë duhet t’u bjerë në qafë njerëzve ky lloj qenie pa pësuar asgjë? Edhe ariu po të zbresë në bulevard, Policia ka për detyrë të mbrojë qytetarët.

“Po lëre moj Irena- mund t’ i thotë dikush… Lëre sa ai po ngre një ushtri për të djegur vendin e ata nga paguhen… Kush ia kontrolloi paratë Berishës, i shpallur ‘ i korruptuar i madh’  nga SHBA? Me paratë e popullit lufton popullin dhe shpif kundër kujtdo. Tani, vallë ta lërë edhe Irena, pasi të tjerët i kanë shtruar zverkun familjes Berisha. Edhe ushtarët e tij në PD i sulmoi për vdekje, me zjarr e me qysqi, i rrënoi, i sfiliti mu para të gjithëve në SHQUP. Asgjë nuk bëri Prokuroria, as Policia.

Tani duhet ndalur kjo rrugë. Mjaft më. Njerëzit janë tmerruar nga vepra e tmerrshme e Berishës. Por po ligështohen edhe para Drejtësisë që nuk po vepron. Të paktën të merren kamionë me para nga familja Berisha dhe ti dorëzohen shtetit. Të paktën të zbatohet ligji si për të gjithë.

Më në fund, të paktën shteti të mos e shtrojë zverkun para Berishës. Se atëherë na mori në qafë të gjithëve. Se atëherë askush nuk do të ketë më besim te Drejtësia e shteti. Edhe sikur ariu të vijë në bulevard, Policia duhet të veprojë

Irena Gjoka është vetëm një rast.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!